Bota

Blinken: SHBA po punon për të zgjatur armëpushimin në Sudan

Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po punonin gjithashtu për të krijuar një rrugë më të rregullt për largimin e të huajve nga Sudani. 

27 Prill 2023, 20:24 Nga a.l
Blinken: SHBA po punon për të zgjatur armëpushimin në Sudan
Antony Blinken

SHBA- Sekretari i Shtetit Antony Blinken deklaron se Shtetet e Bashkuara po punonin me gjeneralët ndërluftues të Sudanit për të zgjatur armëpushimin në kryeqytet ku po zhvillohen luftëra të ashpra. Blinken tha se do të japë detaje të reja në vijim. Ndërkohë që në Sudan, ushtria ka rinovuar sulmet ajrore ndaj paraushtarakëve rivalë në kryeqytetin Khartoum edhe para skadimit të armëpushimit në mesnatë (2200 GMT), shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne jemi duke punuar shumë aktivisht për të zgjatur armëpushimin. Ne kemi pasur një armëpushim 72 orësh, i cili si shumica e armëpushimeve është i papërsosur, por megjithatë ka reduktuar dhunën. Dhe kjo padyshim ka krijuar kushte disi më të mira për njerëzit në Sudan," u tha Blinken gazetarëve.

Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po punonin gjithashtu për të krijuar një rrugë më të rregullt për largimin e të huajve nga Sudani. 

antony blinken

Sondazh

Poll