Bota

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Daçiç në OKB: Joligjore dhe jodemokratike

Ai tha se procesi i zgjedhjeve është mbajtur nën presion të madh në kontejnerë të siguruar nga policia. 

27 Prill 2023, 17:25 Nga a.l
Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Daçiç në OKB:
Ivica Daçiç

SHBA- Shefi i diplomacisë serbe në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit ka komentuar edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës – Leposaviç, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan, për të cilat është shprehur se janë joligjore dhe jodemokratike. Ai tha se procesi i zgjedhjeve është mbajtur nën presion të madh në kontejnerë të siguruar nga policia. 

“Këto janë zgjedhje joligjore sepse është një përpjekje e qartë për t’ua marrë të drejtat komunitetit serb. Këto paraqesin një humbje të demokracisë në Kosovë. Zgjedhjet janë mbajtur nën presion të madh në kontejnerë të siguruar nga policia”, tha Daçiç. 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuarapo po diskuton raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Në seancën që po mbahet në Nju Jork dhe kryesohet nga Rusia, Kosova dhe Serbia përfaqësohen nga ministrat përkatës të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schëartz dhe Ivica Daçiç. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, bëri thirrje që marrëveshjet e nënshkruara më parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të implementohen.

ivica dacic kosova ne okb

Sondazh

Poll