Bota

Daçiç në OKB: Nëse nuk ka Asociacion, nuk do të ketë asnjëlloj marrëveshjeje me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit ka thënë se nëse Republika e Kosovës nuk do të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe atëherë marrëveshja e Ohrit nuk do të zbatohet.  

27 Prill 2023, 17:20 Nga a.l
Daçiç në OKB: Nëse nuk ka Asociacion, nuk do të
Ivica Daçiç

SHBA- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit ka thënë se nëse Republika e Kosovës nuk do të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe atëherë marrëveshja e Ohrit nuk do të zbatohet.  

“Kemi bërë përpjekje për normalizim të raporteve. Është e domosdoshme që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sa më shpejt që të jetë e mundur. Në këto dhjetë vjet s’ka ndodhur asgjë. Jemi të vetëdijshëm që i kanë shmangur me qëllim këto obligime. Duhet të dimë nëse obligimi i marrë para 10 vitesh për formimin e Asociacionit është diçka që duhet të ndodhë menjëherë, përndryshe s’do të ketë kurrfarë marrëveshje”, ka thënë Daçiç. 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuarapo po diskuton raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Në seancën që po mbahet në Nju Jork dhe kryesohet nga Rusia, Kosova dhe Serbia përfaqësohen nga ministrat përkatës të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schëartz dhe Ivica Daçiç. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, bëri thirrje që marrëveshjet e nënshkruara më parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të implementohen.

ivica daçiç

Sondazh

Poll