Bota

Nis seanca në Këshillin e Sigurimit/ Gërvalla: Daçiç foli serbisht, mua nuk mu lejua që të flasë shqip

Megjithatë Gërvalla ka thënë se fjalimin e saj do ta vazhdojë në gjuhën angleze. 

27 Prill 2023, 17:08 Nga a.l
Nis seanca në Këshillin e Sigurimit/ Gërvalla:
Donika Gërvalla

KOSOVË- Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz në fillim të fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka thënë se shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç u lejua që të flasë në gjuhën e popullit të tij në seancë, ndërsa asaj si përfaqësuese e Republikës së Kosovës nuk iu pranua kërkesa që të flasë në gjuhën shqipe. Megjithatë Gërvalla ka thënë se fjalimin e saj do ta vazhdojë në gjuhën angleze. 

Edhe unë bëra kërkesë që të flasë në gjuhën shqipe, por diçka e tillë nuk mu aprovua. Megjithatë do të vazhdojë të flasë në gjuhën angaleze”, ka thënë Gërvalla. 

Në këtë seancë do të raportojë Përfaqësuesja Special e Sekretarit Gjeneral, Caroline Ziadeh. Lajmin për pjesëmarrjen e kryediplomates në seancën dëgjimore e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e cila përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se Gërvalla Schëarz do të marrë pjesë në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit, pavarësisht përpjekjeve nga Rusia që të parandalojë përfaqësuesin e Kosovës të jetë prezent.

donika gervalla kosova ne okb

Sondazh

Poll