Bota

Rusia u përpoq të pengonte Kosovën të merrte pjesë në Këshillin e Sigurimit, Gërvalla në OKB (NIS SEANCA)

Në këtë seancë do të raportojë Përfaqësuesja Special e Sekretarit Gjeneral, Caroline Ziadeh.

27 Prill 2023, 16:56 Nga a.l
Rusia u përpoq të pengonte Kosovën të merrte pjesë
Donika Gërvalla

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka nisur seanca për Kosovën. Në sallë e pranishme është edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla Schwarz bashkë me një prej këshilltarëve të saj dhe përfaqësuesin e Kosovës në Neë York, Blerim Reka.

Në këtë seancë do të raportojë Përfaqësuesja Special e Sekretarit Gjeneral, Caroline Ziadeh. Lajmin për pjesëmarrjen e kryediplomates në seancën dëgjimore e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e cila përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se Gërvalla Schwarz do të marrë pjesë në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit, pavarësisht përpjekjeve nga Rusia që të parandalojë përfaqësuesin e Kosovës të jetë prezent.

donika gërvalla

Sondazh

Poll