Bota

Ekspertët ngrenë alarmin: Seksi oral po nxit një 'epidemi' të kancerit të fytit në SHBA dhe Britani të Madhe

Doktori Hisham Mehanna tha se njerëzit që kryejnë seks oral me partnerë të shumtë kanë një rrezik deri në nëntëfish më të lartë të kancerit të fytit.

27 Prill 2023, 11:50 Nga f.i
Ekspertët ngrenë alarmin: Seksi oral po nxit një
foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Ekspertët kanë paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe po vuajnë nga një 'epidemi' e kancerit të fytit duke theksuar se kjo shkaktohet nga seksi oral. Dailymail shkruan se sipas doktorit Hisham Mehanna, nga Universiteti i Birminghamit 70 për qind e rasteve të kancerit të fytit shkaktohen nga një virus i padëmshëm që përhapet seksualisht. Mehanna tha se njerëzit që kryejnë seks oral me partnerë të shumtë kanë një rrezik deri në nëntëfish më të lartë të kancerit të fytit.

Kanceri orofaringeal është lloji më i zakonshëm i kancerit të fytit. Shfaqet në bajamet dhe në pjesën e pasme të fytit. Mjekët e konsiderojnë infeksionin HPV si faktorin më të madh të rrezikut për zhvillimin e sëmundjes. 

'Për kancerin orofaringeal, faktori kryesor i rrezikut është numri i partnerëve seksualë gjatë gjithë jetës, veçanërisht seksi oral. Ata që kanë gjashtë ose më shumë partnerë gjatë gjithë jetës së seksit oral kanë 8.5 herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer orofaringeal sesa ata që nuk praktikojnë seks oral,'-tha Mehanna.

HPV është një virus i zakonshëm që përhapet përmes seksit vaginal, anal dhe oral me dikë që tashmë është i infektuar. Ekziston një vaksinë për HPV. Është më shumë se 80 për qind efektive dhe i disponueshëm në pjesën më të madhe të vendeve të botës.

Më shumë se 50,000 raste të kancerit oral ose orofaringeal diagnostikohen çdo vit në SHBA, duke shkaktuar më shumë se 10,000 vdekje në vit. 

seksi oral

Sondazh

Poll