Bota

Takimi me Vuçiç, Kurti: Duhet të trajtojmë me urgjencë çështjen e të pagjeturve

Kurti pas bëri homazhe pranë obeliskut dedikuar personave të zhdukur me dhunë tha se zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur nuk i ka objektiv vetëm të pagjeturit, por edhe familjarët dhe mbarë popullin e Kosovës.

27 Prill 2023, 11:39 Nga I.A
Takimi me Vuçiç, Kurti: Duhet të trajtojmë me
Albin Kurti

TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ditën kombëtare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës tha se në takimin që do të mbahet më 2 maj në Bruksel pret që çështja e të pagjeturve të trajtohet me urgjencë. Kurti pas bëri homazhe pranë obeliskut dedikuar personave të zhdukur me dhunë tha se zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur nuk i ka objektiv vetëm të pagjeturit, por edhe familjarët dhe mbarë popullin e Kosovës.

“Në aneksin e marrëveshjes së Ohrit është urgjente çështja e të pagjeturve… pres që më 2 maj, ashtu pra me urgjencë, të trajtohet çështja e të pagjeturve, e cila nuk i ka vetëm objektiv të pagjeturit, por edhe familjet e tyre dhe mbarë popullin tonë. Të pagjeturit janë në një situatë të veçantë, ku ankthi është më i madh se pikëllimi, ku zemërimi është më i madh sesa vajtimi. Andaj, pres më 2 maj, nga lehtësuesit e dialogut, siç e kemi thënë në Ohër më 18 mars, kjo çështje të trajtohet me urgjencë”, tha Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll