Bota

Nëna 24-vjeçare vret me thikë të bijën 2-vjeçare duke kënduar ninulla dhe i ha mëlçinë

24-vjeçarja e cili është arrestuar dhe akuzuar për vrasje, do të kthehet në gjykatë më 8 maj.

27 Prill 2023, 11:24 Nga m.s
Nëna 24-vjeçare vret me thikë të bijën
Nena

Një ngjarje horror ka ndodhur në Kenia, ku një nënë 24-vjeçare i ka marrë jetën vajzës së saj 2-vjeç. Mamaja vrasëse, Olivia Naseren, kishte copëtuar trupin e së bijës, e ndërsa dëshmitarët okularë kanë thënë se e kanë parë që të hante mëlçinë e 2-vjeçares.

Ky krim monstruoz që ka tronditur Kenian ka ndodhur më 23 prill, kur fqinjët dëgjuan britmat e Glory-t së vogël, fillimisht duke besuar se hajdutët kishin hyrë në shtëpi. Kur kanë mbërritur në shtëpi, kanë parë 24-vjeçaren lakuriq duke goditur me thikë vajzën e saj, teksa këndonte ninullat e fëmijëve.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa disa nga fqinjët kanë tentuar të thyejnë derën. Kur kanë mbërritur në shtëpi, ka qenë tepër vonë për 2-vjeçaren. 24-vjeçarja është dëgjuar të thoshte “nuk do të qash më. Do të flesh përgjithmonë. Të dua, bija ime”. Kështu ka thënë një fqinj i saj për gazetën keniane “The Standard”. 24-vjeçarja e cili është arrestuar dhe akuzuar për vrasje, do të kthehet në gjykatë më 8 maj. Burime të prokurorisë thanë se ajo që do të shqyrtohet është nëse 24-vjeçarja kishte probleme psikologjike pasi siç theksuan, “është e pashpjegueshme ajo që i ka bërë fëmijës së saj”.

kenia nena vret vajzen

Sondazh

Poll