Sport

Çeferin paralajmëron ndryshime: “Kufizimi i buxhetit të pagave është e ardhmja”

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, ka folur për ndryshime të mundshme në futboll dhe ka shtuar se do të ketë rregulla të ndryshme sa i përket financave.

27 Prill 2023, 12:21 Nga DOSJA

Çeferin paralajmëron ndryshime: “Kufizimi i buxhetit të

ZVICER - Në një podcast, njeriu i parë i futbollit europian iu referua në mënyrë specifike mundësisë së vendosjes së një kufiri në buxhetin e pagave.

"Unë mendoj se në të ardhmen do të duhet të mendojmë seriozisht për vendosjen e kufijve të pagave. Sepse me të vërtetë, nëse buxhetet arrijnë kulmin e tyre, bilanci i konkurrencës bëhet problematik,"- thotë Ceferin.

Ai shtoi se mendon se nuk ka kuptim, që të njëjtat pesë klube të vazhdojnë të fitojnë dhe të fitojnë trofe. "Nuk ka të bëjë me pronarët, ka të bëjë me vlerën e konkurrencës, sepse nëse pesë klube vazhdojnë të fitojnë, nuk ka më kuptim.

Unë kam folur tashmë për gjithçka me përfaqësuesit e Komisionit Evropian. Ne po përpiqemi të dakord për gjithçka, por duhet të jetë një marrëveshje kolektive midis secilës ligë individualisht dhe UEFA-s. Nëse e bëjmë ne dhe disa liga nuk e bëjnë, nuk ka kuptim. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Dhe për habinë time, të gjithë janë dakord, edhe klubet e mëdha, pra organizimi i pagave është e ardhmja jonë".

Është e qartë se disa ndryshime do të hyjnë në fuqi së shpejti. "Sa do të na duhet të ardhurat nga pagat dhe transfertat. Por kjo nuk mjafton, sepse nëse të ardhurat tuaja janë pesë miliardë dollarë, 70 për qind janë shumë. Prandaj kufiri i buxhetit të pagave është e ardhmja",- përfundoi Ceferin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll