Sport

VIDEO/ City i papërmbajtshëm, poker ndaj lidërve momentalë, shuhet ëndërra e Arsenalit!

Që në minutën e 7-të ishte Kevin de Bryne që zhbllokon takimin, në ndeshjen që po zhvillojet në "Etihad Stadium". Stones dyfishoi (45’+1). De Bryne e çon në 3-0 rezultatin, ndërkohë në fund Holding shënon golin e nderit për “Topçinjtë". 4-1 përfundon supersfida e Premier League.

26 Prill 2023, 22:00 Nga DOSJA

VIDEO/ City i papërmbajtshëm, poker ndaj lidërve momentalë,

ANGLI - Luhet ndeshja që pritet të vendosë titullin kampion në këtë sezon mes Manchester City dhe Arsenalit. Pas hapave fals të "Topçinjve" asgjë nuk është më në dorë të djemve të Artetës dhe zgjidhja vjen nga përballja direkte.

Pavarësisht sezonit mjaft të mirë të Arsenalit, superioriteti i djemve të Guardiolës është i dukshëm edhe në këtë ndeshje.

Që në minutën e 7-të ishte Kevin de Bryne që zhbllokon takimin, në ndeshjen që po zhvillojet në "Etihad Stadium".

Pavarësisht tentativave të Arsenalit e patën të pamundur në 45 minutat e para të barazojnë, madje kur kishin përfunduar 45 minutat e para, mbrojtësi Stones gjen golin e dytë pas një goditjeje me kokë. Dyshimet për pozicion jashtë loje i fshiu VAR.

Gjithsesi, Man.City diktoi në fushë, por Haaland ishte i pafat.

Edhe me fillimin e pjesës së dytë e njëjta histori, Manchester City komandon ndeshjen dhe tregon se është "zot" fushe. Në minutën e 54-t një kombinim perfekt mes Haaland dhe De Bryne sjell golin e tretë të "Qytetarëve" dhe të dytin personal të belgut në këtë takim.

Në mbyllje të ndeshjes Arsenali shënon golin e vetëm të takimit si për të lënë shenjë e për të qenë edhe ajo pjesëmarrëse në një ndeshje tërësisht të dominuar nga vendasit. Holding arrin të mposhtë Ederson dhe rezultati shkon në 3-1

Megjithatë nuk kishte mbetur me kaq për Cityn i cili me “jashtëtokësorin” Haaland shënon edhe golin e katërt duke fundosur shpresat e Arsenalit. Me këtë gol norvegjezi shkon në kuotën e 49 golave në të gjithakompeticionet.

Me një ndeshje më pak tashmë City është vetëm 2 pikë prapa Arsenalit, i cili nuk ka më asgjë në dorën e tij sa i përket çështjes së titullit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll