Sport

A e ka tradhëtuar Georgina Rodriguez yllin portugez Cristiano Ronaldo? Ish i dashuri i argjentinases bën zbulime tronditëse!

Georgina Rodriguez dyshohet se e ka tradhëtuar Cristiano Ronaldon në fillim të lidhjes, nëse zbulimet nxitëse të ish të dashurit janë të vërteta.

26 Prill 2023, 20:20 Nga DOSJA

A e ka tradhëtuar Georgina Rodriguez yllin portugez Cristiano Ronaldo? Ish

SPANJE - Georgina Rodriguez ka qenë në mes të disa skandaleve të mëdha së fundmi. E dashura e Cristiano Ronaldos duket se është personazhi negativ i historive, pasi një ish-koleg dhe ish i dashur dyshohet se ka folur për mënyrën sesi argjentinasi sillej para lidhjes me yllin luzitanian, por edhe në fillimet e lidhjes me të.

Georgina Rodriguez ka folur për fillimet e lidhjes me Cristiano Ronaldon! 

Georgina Rodriguez ka thënë gjithmonë se para se të takohej me Cristiano Ronaldon, nuk e ka pasur jetën e lehtë, prandaj i është dashur të punojë si shitëse. Vetëm në vitin 2017 gjithçka do të ndryshonte për të, pikërisht në momentin kur CR7 shkeli në dyqanin ku ishte e punësuar.

“Ishte një ditë vere. Duhej të largohesha në orën 17:00, por një kolegu im më thirri të qëndroja edhe gjysmë ore. Kur po dilja nga dyqani, erdhi një burrë i pashëm, gati dy metra i gjatë me një fëmijë dhe disa miq. Më përshëndeti me shumë mirësjellje dhe qeshi. U emocionova, po mendoja "çfarë nuk shkon me mua?" Nuk doja as ta shikoja, më vinte shumë turp”,- ka thenë Georgina Rodriguez, e cila pranon se ishte “dashuri me shikim të parë” kur takoi Cristianon.

A e ka tradhëtuar Georgina Rodriguez yllin portugez Cristiano Ronaldo? Ish

Ish i dashuri i Georgina Rodriguez, i ka dhënë 2000 euro në muaj?

Fatkeqësisht për Georgina, disa nga deklaratat e saj kundërshtohen nga njerëz të së kaluarës së saj. Sipas gazetarëve të botimit ‘Look’, përpara se të takohej me Cristiano Ronaldon, e reja amerikano-jugore kishte një marrëdhënie me një burrë që ishte mirë financiarisht dhe mjaft bujar.

Nën mbrojtjen e anonimitetit, burri ka treguar në botimin spanjol për marrëdhënien me Georgina Rodriguez dhe madje ka thënë se sa i ofronte asaj çdo muaj për të bërë pazarin e saj. Në zbulimet e bëra, ai tregoi se gjatë periudhës që ishte në lidhje me të dashurën aktuale të Cristiano Ronaldos, ai jetonte në Londër, kështu që për t'u vizituar nga Georgina, i paguante edhe biletat e avionit, si dhe i ka dhënë dhe para xhepi mujore, rreth 2000 euro!

A e ka tradhëtuar Georgina Rodriguez yllin portugez Cristiano Ronaldo? Ish

A e ka tradhëtuar Georgina Rodriguez Cristiano Ronaldon? 

Në të njëjtin material, burri misterioz bëri edhe një zbulim që me një përllogaritje të thjeshtë bëri që shumë njerëz të mendojnë se Georgina Rodriguez e ka tradhëtuar Cristiano Ronaldon në fillim të lidhjes. Gjithçka vjen pas një deklarate të ish të dashurit të Georginas, se ishte ai që pagoi edhe biletat e avionit të Georgina dhe motrës së saj Ivana për të shkuar në Argjentinë për funeralin e babait të tyre. 

Në atë kohë Rodriguez ishte tashmë me futbollistin e famshëm luzitanian, ndaj historitë nuk do të shkojnë mirë me lojtarin e Al Nassr. Duke qenë se, në këto momente, nëse do të kalonim sipas asaj që shkruajnë botimet ndërkombëtare, Ronaldo është "i neveritur" dhe "i ngopur" nga sjellja, por edhe nga arroganca e të dashurës së tij, e shfaqur në serialin dokumentar që filmoi për jetën e saj në Netflix.

A e ka tradhëtuar Georgina Rodriguez yllin portugez Cristiano Ronaldo? Ish

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll