Sport

Coppa Italia/ Inter - Juventus 1-0: Dimarko me një prekje i çon zikaltrit në finale...

Ndeshja e San Siros u vendos nga një prekje e Dimarco në minutën e 15-të, bardhezinjtë kurrë nuk janë vërtet të rrezikshëm: Inzaghi pret një mes Fiorentina dhe Cremonese.

26 Prill 2023, 22:04 Nga DOSJA

Coppa Italia/ Inter - Juventus 1-0: Dimarko me një prekje i çon

ITALI - Interi dhe Juventusi, në aktin e dytë gjysmëfinal të Kupës së Italisë. Një derbi me pritshmëri të larta, referuar edhe asaj që ndodhi pas minutës së 80-të në “Allianz Stadium”: dy gola dhe tre kartonë të kuq.

Zikaltrit vinë me moral të lartë, pasi mposhtën 3-0 Empolin të dielën, me trajnerin Simone Inzaghi që nuk hezitoi të bënte rotacion, për ta pasur më të freskët skuadrën përballë “Zonjës së Vjetër”.

Bardhezinjtë, nga ana tjetër, janë të lumtur për kthimin e 15 pikëve, por të trishtuar që dolën pa pikë nga sfida me Napolin në Torino.

Që në fillim të lojës në minutën e 15-të Interi zhbllokon ndeshjen në “San Siro”. Barella asiston bukur për Dimarcon, që me një prekje të lehtë mashtron portieri e Juves Perin, 1-0

Me shifrat 1-0 u mbyll pjesa e parë me Interit dhe Juventusit. Vijimi i ndeshjes nuk ndryshoi asgjë. Zikaltrit e menaxhuan mjaft mire epërsinë e krijuar me Dimarcon, ndërkohë që bardhezinjtë e Juventusit nuk kishin force për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Kështu Interi është finalisti i parë i Kupës së Italisë 2022/23. Ata kualifikohen në aktin final të kompeticionit, ku i pret një kundërshtar mes Fiorentinës dhe Cremoneses, më 24 maj. 

Djemtë e Inzaghit, pra, do të kenë mundësinë të mbrojnë titullin e fituar vitin e kaluar, ndërsa ata të Allegrit, në një sezon shumë të komplikuar, mundet tani të luajnë vetëm për Europa League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll