Sport

Sheffield United - West Brom 2-0: Rikthimi në Premier League me 190 milionë euro!

Sheffield United bëri detyrën dhe me një fitore 2-0 ndaj West Brom siguroi matematikisht një rikthim të menjëhershëm në Premier League dhe në të njëjtën kohë përfiton një minimum prej 190.000.000 eurosh për tre vjet.

26 Prill 2023, 23:35 Nga DOSJA

Sheffield United - West Brom 2-0: Rikthimi në Premier League me 190

ANGLI - Sheffield United mposhti 2-0 West Brom dhe kjo fitore i kthen në “dhomat e pritjes” të Premier League. Tre pikët nga ndeshja e 38-të e shtyrë në kampionat, i çon ata shtatë pikë më shumë se Luton, i cili me dy ndeshje përpara nuk arrin t’i parakalojë.

“Blades” ndjekin në këtë ngritje Burnleyn, kampionët e Championship dhe lënë të hapur një tjetër vend, i cili do të vendoset nga ‘play-off’-i tradicional.

Luton dhe Middlesbrough do të jenë dy skuadrat në ‘play-off’-in e promovimit, me Coventry, Sunderland, Millwall, Blackburn, West Brom, Preston, Norwich, Swansea dhe Watford që konkurrojnë për dy vendet e tjera.

Sheffield United do të garojë për herë të 63-të në divizionin më të lartë të piramidës angleze dhe për një periudhë trevjeçare pritet të arkëtojë minimalisht 190.000.000 euro nga promovimi i tij.

Ja renditja e kampionatit të Championship:

Sheffield United - West Brom 2-0: Rikthimi në Premier League me 190

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll