Sport

Arteta i sinqertë, pranon epërsinë e rivalit: “Humbëm ndaj një ekipi më të mirë, ne nuk ishim kurrë afër nivelit tonë”...

Mikel Arteta e pranoi me ‘kalorësi’ epërsinë e Manchester Cityt në derbin e fundit të ligës, teksa pranoi se skuadra e Guardiolës ishte më e mire dhe se skuadra e tij nuk kishte asnjë shans për të marrë më shumë nga ndeshja.

27 Prill 2023, 10:21 Nga DOSJA
Arteta i sinqertë, pranon epërsinë e rivalit: “Humbëm

ANGLI - Arsenali udhëtoi drejt Manchesterit me synimin për të luajtur rolin e tij në betejën për titull, por edhe një herë u largua nga ‘Etihad’ me Mikel Artetën në stol (humbje 1-4), me kokën poshtë. Londinezët rregjistrojnë humbjen e tyre të 12-të, pavarësisht se ishin në shtëpinë e Manchester Cityt.

"Ne humbëm ndaj një ekipi më të mirë, kjo është e sigurt. Ata ishin të jashtëzakonshëm sonte. Ne kurrë nuk iu afruam nivelit tonë dhe kur hap diferencën kundër Cityt, ndëshkohesh.

Duhet të fitonim duelet ndaj u ndëshkuam dhe mund të ishim dënuar më shumë”, theksoi trajneri i londinezëve, për të shtuar:

"Ne nuk mund ta kontrollonim situatën. Ishte një natë e vështirë për shkak të mënyrës se si humbëm. Ne duhet të ngrihemi dhe të shohim pamjen më të gjerë. Fakti që ne qëndrojmë pranë kësaj skuadre dhe luajmë kundër tyre është i mahnitshëm. Ne nuk do të dorëzohemi. Kanë mbetur edhe pesë ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë.

Unë kam 20 vjet këtu dhe kam parë shumë, duhet të më besoni. Duhet të pranojmë që humbëm kundër një ekipi të shkëlqyer”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll