Sport

VIDEO / Tirana me një këmbë në finale, Egnatia barazon 1-1 me Vllazninë në "Loro Boriçi"!

Bardheblutë fituan ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë me shifrat 3-0 përballë Teutës, ndërkohë që rrogozhinasit barazojnë në 1-1 “Loro Boçi” me shkodranët. Ndeshjet e kthimit më 11 maj.

26 Prill 2023, 19:51 Nga DOSJA

VIDEO / Tirana me një këmbë në finale, Egnatia barazon 1-1

ELBASAN - U zhvilluan ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes çifteve Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Egnatia.

Bardheblutë i pritën durrsakët në “Elbasan Arena” në një ndeshje të dominuar nga bardheblutë të cilët po kalojnë një formë shumë të mirë në këtë periudhë dhe kryesojnë edhe Superligën me 5 pikë përpara vendit të dytë të Partizanit.

Gjithsesi takimi u zhbllokua në mbyllje të pjesë së parë me të përhershmin tashmë Florent Hasani, i cili në minutën e 43-të arrin të shënojë golin e parë të Tiranës.

Me kto shifra u mbyll edhe 45-minutëshi, ndërkohë që në të dytin u duk qartë që skuadra e drejtuar nga Orges Shehi dëshironte të përfitonte nga mungesa e ritmit të Teutës, por i vetmi që tentoi në disa raste t’i ndalte ishte portieri Qirko, që u “dorëzua” në minutën e 66-të përballë Lulajt, i cili nga shumë pranë shtyn topin në rrjetë për të çuar shifrat në 2-0.

Vetëm 6 minuta më pas, në të 66-tën minutë Regi Lushkja shënon edhe golin e tretë, duke i siguruar një fitore të thellë skuadrës së tij.

Me shifrat 3-0 Tirana ia del mbanë të fitojë ndeshjen e raundit të parë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë me shumë shanse për të arritur në finale.

VIDEO / Tirana me një këmbë në finale, Egnatia barazon 1-1

Ndërkohë në Shkodër, Vllaznia nuk ka arritur të bëjë shumë se 1-1 përballë Egnatias, e cila gjithashtu është një ndër skuadrat në formë në këtë fund kmapionati, ndërkohë që shkodranët vazhdojnë luhatjet e tyre edhe në garën e trofeut të dytë më të rendësishëm të futbollit shqiptar.

Pas një pjese të parë të barabartë 0-0, në të dytën zhbllokohet ndeshja në “Loro Boriçi”, këtë herë nuk ishin vendasit, por skuadra nga Rrogozhina, e cila i falet sërish sulmuesit kryesorë Dwamena.

Kur gjithçka po shkonte drejt fitores së rrogozhinasve, është Hoxhaj ai cili në minutën e 95-të shënon golin e barazimit 1-1.

Një rezulat ky që lë gjithçka të hapur për çështjen e kualifikimit për ndeshjen e kthimit që të dyja do të luhen më 11 maj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll