Bota

Rrjedhja e dokumenteve të Pentagonit/ I riu mund të ketë ende akses në informacione të klasifikuara, thirrja: Mos e lironi nga burgu

BBC shkruan se për këtë arsye, prokurorët federalë i kanë kërkuar gjyqtarit që të mos e lirojë nga burgu të riun.

27 Prill 2023, 09:02 Nga F.M
Rrjedhja e dokumenteve të Pentagonit/ I riu mund të ketë ende
Jack Teixeira

SHBA- Jack Teixeira, 21-vjeçari që publikoi një sërë dokumentesh të klasifikuara të Pentagonit dyshohet se ka ende akses në të dhëna sekrete. BBC shkruan se për këtë arsye, prokurorët federalë i kanë kërkuar gjyqtarit që të mos e lirojë nga burgu të riun.

“Lirimi i 21-vjeçarit Jack Teixeira nga burgu ndërsa ai pret gjykimin do të ishte një kërcënim i madh për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Hetuesit janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë nëse ai ka ndonjë kopje të informacioneve të klasifikuara, duke përfshirë dosjet që nuk janë bërë publike. Dëmi që i pandehuri i ka shkaktuar tashmë sigurisë kombëtare të SHBA-së është i madh. Dëmi që i pandehuri është ende në gjendje të shkaktojë është i jashtëzakonshëm,”- thanë avokatët e Departamentit të Drejtësisë thanë se

Jack Teixeira 21-vjeç u arrestua më 13 prill nga FBI si i dyshuari kryesor për publikimin e dokumenteve konfidenciale të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane. Edhe pse vetëm 21 vjeç, Teixeira është anëtar i inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Pentagoni tha në një konferencë për shtyp se hetimet zbuluan se publikimi i të dhënave ishte një akt kriminal i qëllimshëm. Rrjedhja e dosjeve të mbrojtjes dhe inteligjencës ndodhi në platformën "Discord", duke shkaktuar panik tek zyrtarët e lartë amerikanë. Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në platformë dhe më pas u shpërndanë kudo. Dokumentet e zbuluara përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën e aleatët e SHBA-së.

jack teixeira

Sondazh

Poll