Bota

24 vite nga masakra e Mejës në Kosovë, 376 persona u ekzekutuan nga forcat serbe

Njësitet e ushtrisë serbe, policia, beretat e kuqe, paramilitarët, fqinjët e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 376 meshkuj shqiptarë në atë që njihet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit.

27 Prill 2023, 08:26 Nga f.i
24 vite nga masakra e Mejës në Kosovë, 376 persona u ekzekutuan
foto ilustruese

KOSOVË- Sot shënohet 24-vjetori i Masakrës së Mejës ku u vranë 376 civilëve shqiptarë të Kosovës nga policia serbe dhe forcat e Ushtrisë serbe, kryer më 27 Prill 1999 në fshatin Meja, afër qytetit të Gjakovës, gjatë Luftës së Kosovës.

24 vjet vjet më parë, forcat serbe në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.

Grumbullimi i djemve dhe burrave në grupe nga mosha 15-60 vjeç filloi në orët e para të mëngjesit. Në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë djemtë dhe burrat shtëpi për shtëpi.

Njësitet e ushtrisë serbe, policia, beretat e kuqe, paramilitarët, fqinjët e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 376 meshkuj shqiptarë në atë që njihet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit e cila nën vallen e gjakut ishte krijuar me lojërat e juristëve të Slobodan Millosheviqit më 27 prill 1992.

Pas rënies së Sllobodan Millosheviçit, u zbulua se kufomat e civilëve shqiptarë të vrarë në Mejë dhe Suharekë, nën organizimin e Ministrisë Jugosllave të Punëve të Brendshme, u transportuan me kamion në një qendër trajnuese të Njësisë Speciale Antiterroriste Serbe në Batajnicë, afër Beogradit dhe u hodhën në varreza masive. Përkundër kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur nga shteti serb dhe ende nuk është bërë.

masakra e mejës

Sondazh

Poll