Bota

VIDEO/ Zbulohet gjendja e Erdogan pasi ndërpreu intervistën, Zyra e Shtypit: Ishte i lodhur, nesër u rikthehet aktiviteteve

Në një deklaratë, Qendra për Luftimin e Dezinformatave e Drejtorisë së Komunikimeve pranë presidencës turke përgënjeshtroi pretendimet që presidenti Erdoğan ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital.

27 Prill 2023, 07:13 Nga I.A
VIDEO/ Zbulohet gjendja e Erdogan pasi ndërpreu intervistën, Zyra e
Erdogan

TURQI- Presidenti Rexhep Tajip Erdogan u ka kërkuar falje të gjithë të pranishmëve, pasi ai anuloi intervistën në transmetim direkt për arye shëndetësore. Vet Erdogan shpjegoi se ditët e fundit kishin qenë shumë të lodhshme për shkak të fushatës zgjedhore dhe për më tepër vuante nga ftohja.

Autoritetet mohuan sot pretendimet në lidhje me përkeqësimin e shëndetit të Erdoğan. Në një deklaratë, Qendra për Luftimin e Dezinformatave e Drejtorisë së Komunikimeve pranë presidencës turke përgënjeshtroi pretendimet që presidenti Erdoğan ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital.

“Pretendimet se presidenti Erdoğan ka pësuar sulm në zemër dhe është shtruar në spital nuk janë të vërteta. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të marrë pjesë onlajn në ceremoninë e ‘ngarkimit të parë të karburantit në centralin bërthamor Akkuyu’, e cila do të mbahet nesër”, thuhet në deklaratë.

 

rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll