Bota

OBSH ngre alarmin: Kujdes, ky shurup kolle ka përbërës toksik

Në kontrollin e bërë rezulton se të dy përbërësit e shurupit janë toksikë për njerëzit dhe mund të jenë fatale nëse konsumohen.

27 Prill 2023, 08:35 Nga f.i
OBSH ngre alarmin: Kujdes, ky shurup kolle ka përbërës toksik
shurupi Guaifenesin TG

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se një grumbull shurupi të kontaminuar për kollën i prodhuar në Indi është gjetur në Ishujt Marshall dhe Mikronezi. Mediat e huaja raportojnë se sipas një kontrolli nga OBSH mostrat e testuara të shurupit Guaifenesin TG, të bëra nga QP Pharmachem Ltd me bazë në Punjab, treguan “nivele të papranueshme të dietilen glikolit dhe etilen glikolit”.

Në kontrollin e bërë rezulton se të dy përbërësit e shurupit janë toksikë për njerëzit dhe mund të jenë fatale nëse konsumohen. Deklarata e OBSH tha se produkti, i cili përdoret për të lehtësuar kongjestionin e gjoksit dhe simptomat e kollës, ishte testuar nga rregullatori i barnave në Australi, Administrata e Mallrave Terapeutike, por nuk spescifikohet nëse dikush kishte ndonjë pasojë nga përdorimi i shurupit.

Paralajmërimi i fundit vjen disa muaj pasi OBSH lidhi vdekjen e 69 fëmijëve në fund të vitit të kaluar me përdorimin e shurupeve të prodhuara në Indi. Në Uzbekistan, vdekja e të paktën 19 fëmijëve vitin e kaluar u lidh me një shurup kollë të prodhuar nga India . Shurupi, Doc-1 Max, u gjet nga ministria e shëndetësisë e Uzbekistanit se përmbante etilen glikol. Prodhuesi indian i Doc-1 Max u urdhërua të ndalonte prodhimin e shurupit pas vdekjeve.

Sudhir Pathak, drejtor menaxhues i QP Pharmachem, tha se kompania kishte eksportuar një grumbull prej 18,346 shishe në Kamboxhia pasi kishte marrë të gjitha miratimet e nevojshme rregullatore. Ai tha se nuk e dinte se si produkti arriti në Ishujt Marshall dhe Mikronezi.

India është eksportuesi më i madh në botë i barnave gjenerike, duke plotësuar shumicën e nevojave mjekësore të vendeve në zhvillim.

obsh

Sondazh

Poll