Bota

Petkoviç 'shpërthen' ndaj Kurtit: Nëse nuk do të ishte në burg sot do të ishte i akuzuar në mesin e “terroristëve”

Petkoviç ka thënë se nëse Albin Kurti nuk do të jetë në burg në sistemin korektues të Serbisë, atëherë sot ai do të akuzohej për terrorizëm, duke i cilësuar të tillë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale.

26 Prill 2023, 21:48 Nga a.l
Petkoviç 'shpërthen' ndaj Kurtit: Nëse nuk do të
Petar Petkoviç dhe Albin Kurti

KOSOVË- Drejtori i të ashtuquajturës ”Zyre për Kosovën“, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka dhënë sërish deklarata kontraverse teksa ka replikuar në TWitter me Blerim Velen, kryekëshilltarin e presidentes, Vjosa Osmani.

Petkoviç ka thënë se nëse Albin Kurti nuk do të jetë në burg në sistemin korektues të Serbisë, atëherë sot ai do të akuzohej për terrorizëm, duke i cilësuar të tillë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale.

Me shumë gjasa Kurti do të ishte mes terroristëve të tjerë të akuzuar, nëse ai nuk do të ishte mysafir i sistemit korrektues të Serbisë në atë kohë“, ka shkruar Petkoviç.

Petkoviç i ka reaguar Velas i cili ka shkruar për varrezat masive shqiptare në Serbi, të cilat Beogradi i mohon. 

petar petkoviç albin kurti

Sondazh

Poll