Sport

Federer rikthehet në Wimbledon: Në Londër po i përgatisin një lamtumirë të madhe...

Ish-tenisti zviceran ka luajtur gjithsej 119 ndeshje në barin e Londrës dhe ka arritur 105 fitore, prej të cilave 105 i ka fituar dhe përqindja e suksesit të tij është 88 për qind. Ai ka fituar si askush tjetër, 8 herë turneun e Wimbledonit

26 Prill 2023, 18:00 Nga DOSJA
Federer rikthehet në Wimbledon: Në Londër po i përgatisin

ANGLI - Zvicerani Roger Federer, i cili i ka dhënë lamtumirën tenisit pak kohë më parë, do të jetë mysafir i turneut të sivjetshëm në Wimbledon, ku do t'i jepet një çmim special, njoftuan organizatorët e Grand Slam-it të tretë të sezonit.

Një nga lojtarët më të mirë në historinë e këtij sporti, ka fituar tetë herë kampionatin jozyrtar botëror, siç quhet edhe turneu në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, duke e bërë atë një rekordmen absolute, ku ka fituar pesë nga tetë trofetë rresht nga 2003 deri në 2007 dhe dy të tjerët në 2009 dhe 2012.

Përveç kësaj, zvicerani ndeshjen e fundit në karrierën e tij e luajti pikërisht në këtë vend në vitin 2021, kur u mposht nga Hubert Hurkas në çerekfinale.

“Roger Federer është një kampion i madh dhe gjithmonë ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me klubin tonë dhe ne jemi të nderuar që ai do të na vizitojë këtë verë. Ai është gjithmonë i mirëpritur këtu dhe me atë rast do t'i bëhet një mirënjohje e madhe, por më shumë detaje rreth atë herë tjetër”,- tha presidenti i “All England Club”, Jan Hewitt.

Federer mori pjesë në Wimbledon në 22 raste dhe përveç fitimit të tetë trofeve, ai luajti në finale edhe katër herë të tjera, ku u takua dy herë me Novak Djokoviçin, i cili e mposhti në 2014 dhe 2015.

Zvicerani ka luajtur gjithsej 119 ndeshje në barin e Londrës dhe ka arritur 105 fitore, prej të cilave 105 i ka fituar dhe përqindja e suksesit të tij është 88 për qind.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll