Bota

Trump nuk i ndahet 'telasheve'/ Ngrihet një tjetër akuzë ndaj tij, TRONDIT me deklaratën gazetarja amerikane: Më ka përdhunuar! Më shkatërroi reputacionin

Carroll ka paditur Trumpin për shpifje, duke pretenduar se ai e përdhunoi atë në një dhomë zhveshjeje të Bergdorf Goodman në pranverën e vitit 1996.

26 Prill 2023, 19:48 Nga a.l
Trump nuk i ndahet 'telasheve'/ Ngrihet një tjetër
Donald Trump dhe E. Jean Caroll

SHBA-  Nuk kanë fund telashet për ish-presidentin e SHBA-VE Donald Trump. Një tjetër akuzëështë ngritur ndaj tij. Këtë herë nga gazetarja amerikane e identifikuar me emrin E. Jean Carroll. Siç raportojnë mediat e huaja, gazetarja pretendon se është abuzuar seksualisht nga ish-presidenti, ndërsa e cilëson atë si një mashtrues. 

Donald Trump më ka përdhunuar. Ai gënjeu dhe shkatërroi reputacionin tim dhe unë jam këtu për t’u përpjekur të kthej jetën time në vijë”, është shprehur Caroll.

Carroll ka paditur Trumpin për shpifje, duke pretenduar se ai e përdhunoi atë në një dhomë zhveshjeje të Bergdorf Goodman në pranverën e vitit 1996. Nga ana tjetër Trump i ka mohuar vazhdimisht akuzat e saj. Kujtojmë se ndaj ish-presidentit amerikan rëndojnë 54 akuza, ku më e njohura është ajo e aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels. 

e. jean carroll

Sondazh

Poll