Bota

Komisioni Evropian do të ndalojë eksportet e grurit të Ukrainës në Rumani

Me hyrjen në portet e saj të Detit të Zi të bllokuara dhe më vonë të kufizuara nga pushtimi rus, Ukrainë, një prej eksportuesve kryesorë në botë të drithërave i është dashur të gjejë rrugë alternative të transportit përmes shteteve fqinje.

26 Prill 2023, 19:03 Nga a.l
Komisioni Evropian do të ndalojë eksportet e grurit të
Eksporti i grurit

UKRAINË- Ministri rumun i Bujqësisë, Petre Daea deklaroi sot se Komisioni Evropian do të ndalojë eksportet e drithërave dhe farave vajore të Ukrainës në Rumani deri më 5 qershor. 

Polonia, Hungaria, Bullgaria dhe Sllovakia morën hapa të njëanshëm për të mbrojtur tregjet lokale nga një rrjedhë e produkteve bujqësore ukrainase.

Me hyrjen në portet e saj të Detit të Zi të bllokuara dhe më vonë të kufizuara nga pushtimi rus, Ukrainë, një prej eksportuesve kryesorë në botë të drithërave i është dashur të gjejë rrugë alternative të transportit përmes shteteve fqinje, shkruajnë mediat e huaja. 

Miliona ton drithëra dhe fara vajore, më të lira se ato të prodhuara në Bashkimin Evropian dhe të përjashtuara nga taksat doganore, përfunduan në Evropën Qendrore dhe Lindore, me fermerët vendas që ankoheshin se kërkesa dhe çmimet e produkteve vendase ishin shtrembëruar. 

marreveshja e grurit ukraine-rusi

Sondazh

Poll