Bota

Hakmarrje ndaj Perëndimit, Rusia vendos sanksione ndaj dy kompanive gjermane dhe finlandeze

Sakaq, Rusia e ka bërë të qartë se masa mund të anulohej.

26 Prill 2023, 19:35 Nga a.l
Hakmarrje ndaj Perëndimit, Rusia vendos sanksione ndaj dy kompanive
Vladimir Putin

RUSI- Kremlini ka paralajmëruar se do të ndërmarrë më shumë sanksione ndaj Perëndimit, si shenjë hakmarrje. Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi dje një dekret që vendos nën kontrollin e Moskës asetet ruse të Fortum të Finlandës (FORTUM.HE) dhe Uniper të Gjermanisë (UN01.DE), të dyja kompanitë operojnë termocentrale në Rusi. Sakaq, Rusia e ka bërë të qartë se masa mund të anulohej.

Uniper tha se po shqyrtonte aksionin kundër divizionit të saj rus Unipro (UPRO.MM). Ndërsa, Fortum tha se ishte duke hetuar dhe kishte mësuar nga dega e saj ruse se CEO i kompanisë ishte zëvendësuar dhe njësia ishte vënë nën menaxhimin e përkohshëm të aseteve.

Një zëdhënës i Ministrisë së Financave të Gjermanisë, e cila mbikëqyr pronësinë e qeverisë mbi Uniper, tha se Berlinit i duhej të vlerësonte implikimet konkrete të dekretit të Rusisë. Reagim ka pasur dhe Ukraina, ku ministri në largim, i ngarkuar me pronat shtetërore, Tytti Tuppurainen, shkroi në Twitter se informacioni ishte shqetësues dhe se shteti, si pronari i shumicës së Fortum, do ta ndiqte çështjen nga afër, shkruajnë mediat e huaja. 

Bashkimi Evropian po shikon përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të rindërtuar Ukrainën. Gjermania shtetëzoi një ish-divizion të gjigantit rus të energjisë Gazprom (GAZP.MM) vitin e kaluar. 

vladimir putin

Sondazh

Poll