Bota

TRONDITËSE në Greqi/ E mitura përdhunohet nga kujdestari i saj, 15-vjeçarja ngel shtatzënë

Menjëherë pas abuzimit seksual, vajza e mitur kuptoi se kishte mbetur shtatzënë nga i akuzuari dhe vendosi ta rriste vetë fëmijën, por 33-vjeçari vazhdoi ta kërcënonte se do t’ia merrte fëmijën.

26 Prill 2023, 18:47 Nga a.l
TRONDITËSE në Greqi/ E mitura përdhunohet nga kujdestari i saj,
Foto ilustruese

GREQI- Një tjetër rast tronditës i abuzlimi seksual është rportuar në Greqi. Mediat vendase raportojnë se një 15-vjeçare është përdhunuar nga një 33-vjeçar që mësohet se është kujdestari i saj. Ngjarja ka ndodhur në tetor dhe nëntor të vitit 2019. Ndërsa ngjarja u shqyrtua sot në sallën e gjyqit të Gjykatës së Selanikut. I pandehuri kishte marrë detyrën e komisionerit (kujdestarit) dhe ishte caktuar me vendim gjykate përgjegjës për mbikëqyrjen edhe të fëmijëve, ndërkohë që nëna e tyre ndodhej jashtë vendit .

E mitura nga Siria jetonte në një apartament me vëllezërit dhe motrat e saj më të vegjël. Kujdesatri e kërcënonte të miturën se do të publikonte në rrjete sociale videot e përdhunimit nëse tentonte të tregonte atë që kishte ndodhur. 

Makthi i 15-vjeçares, e cila mbeti shtatzënë nga përdhunimi, nisi natën kur i akuzuari, me origjinë nga kryeqyteti i Egjiptit, vizitoi shtëpinë dhe i ofroi një gotë me lëng portokalli, i cili përmbante një substancë të panjohur. Sapo e mitura ka konsumuar pijen, humori i ka ndryshuar papritur, është ndjerë e sëmurë, e lodhur dhe e përgjumur. Më pas 33-vjeçari e ka ndjekur të miturën në dhomën e saj të gjumit, e ka hedhur në krevat dhe i ka hequr pantallonat dhe të brendshmet dhe pasi është zhveshur, i ka mbuluar gojën me duar. Për sa kohë që 33-vjeçarja po përdhunonte të miturën, në dhomën ngjitur flinin dy vëllezërit e saj më të vegjël. 

Menjëherë pas abuzimit seksual, vajza e mitur kuptoi se kishte mbetur shtatzënë nga i akuzuari dhe vendosi ta rriste vetë fëmijën, por 33-vjeçari vazhdoi ta kërcënonte se do t’ia merrte fëmijën.

Vajza 19-vjeçare (sot) me origjinë nga Siria, në dëshminë e saj në gjykatë (me dyer të mbyllura) përshkroi makthin që përjetoi nga duart e 33-vjeçarit, momentin kur kuptoi se ishte shtatzënë dhe kërcënimet që ajo merrte vazhdimisht nga i akuzuari dhe vëllai i tij, për jetën e saj dhe të familjes së saj. Sipas ekspertizës psikiatrike, viktima ka dëmtime të rënda mendore nga abuzimi seksual dhe psikologjik që ka pësuar nga 33-vjeçari, ka ankth të fortë, frikë dhe mungesë besimi, pasi abuzimi është bërë nga një person përgjegjës për të dhe vëllezërit e motrat e saj më të vegjël.

Përshtatur nga Protothema.gr. 

perdhunim ne greqi

Sondazh

Poll