Bota

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro jep dëshmi në polici për trazirat e 8 janarit

Shumë nga mbështetësit e tij të vendosur ende besojnë se zgjedhjet ishin të falsifikuara, megjithëse nuk ka prova.

26 Prill 2023, 19:31 Nga a.l
Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro jep dëshmi në polici
Jair Bolsonaro

BRAZIL- Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka dëshmuar sot në selinë e Policisë Federale për veprimet e tij në lidhje me sulmet e 8 janarit në ndërtesat qeveritare në kryeqytet.  Një javë pasi pasardhësi i tij i majtë Luiz Inácio Lula da Silva mori detyrën, mbështetësit e Bolsonaros bastisën dhe shkatërruan ndërtesat e Gjykatës së Lartë, Kongresit dhe pallatit presidencial. Qindra prej tyre pritet të dalin në gjyq.

Prokurori i Përgjithshëm i Brazilit, Augusto Aras, tha në fillim të këtij muaji se Bolsonaro inkurajoi kryerjen e krimeve kundër sundimit të ligjit. Ish-presidenti ishte larguar nga vendi pas humbjes së tij dhe po qëndronte në Orlando, Florida gjatë sulmeve. 

Bolsonaro kurrë nuk e kishte pranuar hapur humbjen në garën më të ngushtë presidenciale që nga kthimi i Brazilit në demokraci mbi tre dekada më parë. Ai gjithashtu bëri pretendime të pabaza që sollën dyshime për besueshmërinë e sistemit elektronik të votimit të Brazilit. Shumë nga mbështetësit e tij të vendosur ende besojnë se zgjedhjet ishin të falsifikuara, megjithëse nuk ka prova, shkruajnë mediat e huaja. 

jair bolsonaro

Sondazh

Poll