Bota

Çfarë po ndodh në Meksikë? Gjenden 8 trupa të vrarë në plazhin e famshëm të Kankunit, dyshohet për përplasje mes bandave të kartelave të drogës

Trupat e viktimave janë gjetur të hedhur në një zonë të pyllëzuar pranë plazhit të njohur. Po ashtu raportohet se janë gjetur edhe 5 trupa të tjerë në një kantier të braktisur.

26 Prill 2023, 19:37 Nga a.l
Çfarë po ndodh në Meksikë? Gjenden 8 trupa të
Foto nga vendi i ngjarjes

SPANJË- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Meksikë. Mediat e huaja raportojnë se 8 trupa të pajetë janë gjetur nga autoritetet në Kankun e njohur ndryshe si parajsa tropikale. Trupat e viktimave janë gjetur të hedhur në një zonë të pyllëzuar pranë plazhit të njohur. Po ashtu raportohet se janë gjetur edhe 5 trupa të tjerë në një kantier të braktisur.

Më shumë se 110 mijë persona janë shpallur të zhdukur në Meksikë dhe kërkimet për trupat e pajetë janë bërë të zakonshme. Trupat gjenden të gjymtuar dhe shpesh edhe në ambiente publike, të cilët lihen aty me qëllim për të dhënë mesazhe për grupet rivale, por edhe për forcat e rendit.

Vetëm vitin e kaluar, 301 trupa të pajetë u gjetën në 41 varre masive, ndërsa në vitin 2020 u gjetën 544 persona të vrarë, numri më i lartë në një vit të vetëm. 

vdekje ne meksike

Sondazh

Poll