Bota

Eksperti ushtarak rus thirrje Kremlinit: Dëboni 80% të diplomatëve britanikë në Moskë

Ai tha se numri i përgjithshëm i diplomatëve rusë që janë dëbuar nga vendet perëndimore që nga fillimi i operacionit special ushtarak ka kaluar tashmë 600. Dhe sipas tij ideatori i kësaj lëvizje është Britania e Madhe. 

26 Prill 2023, 18:37 Nga a.l
Eksperti ushtarak rus thirrje Kremlinit: Dëboni 80% të
Igor Korotchenko

RUSI- Një ekspert ushtarak rus, Igor Korotchenko i ka kërkuar Kremlinit që të dëbojë rreth 70-80 për qind, të diplomatëve britanikë që ndodhen në Moskë.

Në një klip të shpërndarë nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr, Korotchenko u thotë panelistëve në televizionin shtetëror rus se diplomatët rusë po dëbohen edhe nga Suedia. Ai tha se numri i përgjithshëm i diplomatëve rusë që janë dëbuar nga vendet perëndimore që nga fillimi i operacionit special ushtarak ka kaluar tashmë 600. Dhe sipas tij ideatori i kësaj lëvizje është Britania e Madhe. 

igor korotchenko

Sondazh

Poll