Bota

Të shtënat me armë në SHBA që u kthyen në TRAGJEDI/ Raporti shqetësues i FBI-së: Regjistrohet numri më i madh i viktimave në 5 vite

Në total janë regjistruar 50 incidente ku humbën jetën dhe u plagosën 313 persona. Vetëm 9 nga 50 incidentet nuk regjistruan viktima.

26 Prill 2023, 17:31 Nga a.l
Të shtënat me armë në SHBA që u kthyen në
Foto ilustruese

SHBA- Një raporti i FBI-së i publikuar nga mediat ndërkombëtare zbulon se numri i viktimave nga të shtëna me armë zjarri në SHBA ka pësuar rritje në 5 vitet e fundit. Në total janë regjistruar 50 incidente ku humbën jetën dhe u plagosën 313 persona. Vetëm 9 nga 50 incidentet nuk regjistruan viktima.

Raporti i FBI-së nxjerr të dhëna të zymta nga një vit i shënuar nga akte të tmerrshme të dhunës me armë, duke përfshirë masakrën e shkollës në Uvalde, Teksas dhe liston komunitetet amerikane që në vitin 2022 iu bashkuan një numri në rritje të të shtënave masive vdekjeprurëse. 

Të dhënat e këtij raporti publikohen në një moment kur të shtënat me armë zjarri së fundmi kanë tronditur vendin, ku ndër rastet më të fundit listohen, një bankë në Louisville, Kentucky, një shkollë të krishterë në Nashville dhe një festë të Sweet 16 në Dadeville, Alabama, shkruajnë mediat e huaja. 

I publikuar ditën e sotme, raporti nuk përfshin të gjitha llojet e dhunës me armë dhe përjashton incidentet e vetëmbrojtjes, dhunën e bandave dhe mosmarrëveshjet në familje.

Incidenti më vdekjeprurës i vitit 2022 ishte masakra e 24 majit në shkollën fillore Robb në Uvalde, ku një person i armatosur vrau 21 persona dhe plagosi 17 të tjerë. Të shtënat masive, të cilat shënuan gjithashtu të shtënat më vdekjeprurëse në shkollën amerikane në gati një dekadë, shkaktuan reagime të furishme mbi aksionin dhe mosveprimin e forcave të rendit që iu përgjigjën masakrës. 

fbi

Sondazh

Poll