Bota

Përshkallëzohet beteja në Sudan/ Alarmohet Shtëpia e Bardhë, vriten 2 amerikanë

John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, u tha gazetarëve se administrata po punon të nxjerrë jashtë amerikanët e bllokuar.

26 Prill 2023, 16:50 Nga a.l
Përshkallëzohet beteja në Sudan/ Alarmohet Shtëpia e
Lufta civile në Sudan

SUDAN-  Dy shtetas amerikanë kanë mbetur të vrarë gjatë luftimeve mes ushtrive në Sudan. Lajmin e ka konfimrur Shtëpia e Bardhë. 

John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, u tha gazetarëve se administrata po punon të nxjerrë jashtë amerikanët e bllokuar. Ai nuk ndau detaje për vrasjen e amerikanëve. Për asrye hetimore identiteti i tyre nuk është bërë publik, shkruan Dailymail. 

Që nga 15 prilli, dy gjeneralët, në pushtet pas grushtit të shtetit të vitit 2021, kanë nisur një luftë të pamëshirshme në Sudan. Dhuna, kryesisht në Khartoum dhe Darfur (perëndim), ka marrë jetën e më shumë se 420 personave, ndërsa më shumë se 3,700 janë plagosur. Ata kanë shkaktuar gjithashtu zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve në shtete të tjera të Sudanit ose jashtë kufijve të vendit, në Çad dhe Egjipt. Gjeneralët kanë sjellë edhe mobilizimin e vendeve për të larguar shtetasit e tyre.

sulme ne sudan

Sondazh

Poll