Bota

Kërkime përmes telefonit dhe vendodhjes gjeografike, FBI ndihmon Ukrainën me mbledhjen e provave të krimeve të luftës

Ai tha se kjo punë përfshin kërkimin e informacionit të telefonit celular, analizat mjeko-ligjore të mostrave të ADN-së, si dhe analizën e pjesëve të trupit të mbledhura jashtë fushave të betejës. 

26 Prill 2023, 16:35 Nga a.l
Kërkime përmes telefonit dhe vendodhjes gjeografike, FBI ndihmon
FBI

UKRAINË- Ukraina po punon me Byronë Federale të Hetimeve të SHBA-së dhe kompanitë amerikane për të mbledhur prova të krimeve të luftës nga rusët, duke përdorur informacionin e vendndodhjes gjeografike dhe celularin. Alez Kobzantes, një agjent special i FBI-së, i cili më parë ka punuar si atashe ligjor për agjencinë në Ukrainë deklaron se autoritetet ukrainase po mbledhin informacion dixhital nga fushat e betejës dhe qytetet ukrainase të shkatërruara nga lufta. 

Mbledhja e atyre të dhënave, analiza e atyre të dhënave, puna përmes atyre të dhënave është diçka që FBI ka përvojë duke punuar”, tha ai në konferencën e sigurisë kibernetike RSA në San Francisko.

Ai tha se kjo punë përfshin kërkimin e informacionit të telefonit celular, analizat mjeko-ligjore të mostrave të ADN-së, si dhe analizën e pjesëve të trupit të mbledhura jashtë fushave të betejës. 

Hapi tjetër është puna me ofruesit kombëtarë të shërbimeve të SHBA-së dhe transferimi i atij informacioni… marrja e informacionit për pajtimtarët, marrja e informacionit të vendndodhjes, aty ku është e mundur,” shtoi agjenti special.

Puna pasqyron thellimin e bashkëpunimit midis SHBA-së dhe Ukrainës në frontin kibernetik, ku Rusia ka qenë një kundërshtar për të dy kombet, shkruajnë mediat e huaja. Agjenti shtoi gjithashtu se FBI e SHBA-së gjatë një viti e gjysmë kishte punuar për të ndihmuar Ukrainën që të identifikonte gjithashtu bashkëpunëtorët dhe spiunët rusë që vepronin në Ukrainë dhe forcat ruse që vepronin jashtë Kievit ndërsa pushtimi po ndodhte. 

fbi krimet e luftes ne ukraine

Sondazh

Poll