Bota

'Ushtria ukrainase do të kundërpërgjigjet në Bakhmut'/ Prigozhin kritika Moskës: Kemi mungesë municionesh! Ushtarët tanë po vriten

Prigozhin, i cili për muaj të tërë ka luftuar hapur me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu për drejtimin e luftës tha se trupat e tij po pësonin pesë herë më shumë viktima për shkak të mungesës së mbështetjes nga Moska.

26 Prill 2023, 17:02 Nga a.l
'Ushtria ukrainase do të kundërpërgjigjet në
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Kreu i milicisë private ruse 'Wagner', Yevgeny Prigozhin deklaron se Ukraina po përgatitet për një kundërsulm të pashmangshëm dhe po dërgon njësi të përgatitura mirë në qytetin e shkatërruar lindor të Bakhmutit. 

Në një mesazh të publikuar në kanalin e tij Telegram, Prigozhin kritikoi ministrinë e mbrojtjes për mos dërgimin e municioneve të nevojshme për ushtarët e tij. 

"Sot, njësitë armike të stërvitura mirë po hidhen tashmë në Bakhmut... Një kundërofensivë nga ukrainasit është e pashmangshme," tha Prigozhin, duke shtuar se ai priste që fushata të fillonte diku pas 2 majit, kur moti të jetë përmirësuar dhe toka të jetë ngurtësuar. 

Prigozhin, i cili për muaj të tërë ka luftuar hapur me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu për drejtimin e luftës tha se trupat e tij po pësonin pesë herë më shumë viktima për shkak të mungesës së mbështetjes nga Moska.

Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje pse forcat ruse nuk kishin nisur ofensiva kundër qyteteve të afërta të Sloviansk ose Kramatorsk në Ukrainën lindore për të lehtësuar presionin mbi Bakhmut. Por ai tha se forcat e tij do të bëjnë gjithçka që duhet për të ndalur çdo përpjekje ukrainase për të rimarrë qytetin, shkruajnë mediat e huaja. 

Pavarësisht se ka minimizuar rëndësinë e saj strategjike për Moskën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnkyy ka refuzuar vazhdimisht të tërheqë forcat e tij. Kapja e qytetit, për të cilin Prigozhin tha më 11 prill ishte më shumë se 80 për qind i kontrolluar nga forcat e tij ëagner  do të ishte fitorja e parë e madhe e Rusisë në konflikt që nga një seri tërheqjesh të mëdha nga rajoni verilindor i Kharkiv dhe rajoni jugor Kherson vjeshtën e kaluar. 

lufta ukraine-rusi grupi wagner yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll