Bota

Modelja e OnlyFans zbulon: Zoti më nxiti të krijoj "përmbajtje" për të rritur

Courtney Tillia, e cila pretendon se është shumë e afërt me Zotin ka treguar se ajo mori vendimin për të ndryshuar karrierën sepse dëgjoi një zë nga lart që e nxiste.

26 Prill 2023, 16:01 Nga k.m.

Modelja e OnlyFans zbulon: Zoti më nxiti të krijoj

SHBA- Modelja që vendosi të krijojë përmbajtje për të rritur në OnlyFans pretendon se ishte vullneti i Zotit. Një grua e vetëshpallur e krishterë shpjegoi pse vendosi të bashkohej me platformën OnlyFans. Ajo ishte mësuese por e la punën e saj për të krijuar përmbajtje për të rriturit.

Courtney Tillia, e cila pretendon se është shumë e afërt me Zotin ka treguar se ajo mori vendimin për të ndryshuar karrierën sepse dëgjoi një zë nga lart që e nxiste. Në një intervistë që ka dhënë për Daily Star, ajo tha se nuk ndihej mirë me veten dhe ndihej e larguar nga feja gjatë kohës që ishte edukatore. Kur vendosi të hynte në botën e përmbajtjes për të rritur, u shqetësua se do të kritikohej ashpër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Courtney Tillia (@thecourtneytillia)

Megjithatë, gjithçka brenda saj ndryshoi kur asaj iu dha një shenjë: Mesazhi i Zotit ishte i qartë: duhej të merresha me përmbajtjen e të rriturve. Këtu duhet të shërbeja unë. Unë u tregoj të tjerëve se kënaqësia trupore nuk bie ndesh me Zotin. Këto të dyja mund të bashkëjetojnë.

Courtney ka 18,000 abonentë në OnlyFans dhe fiton nga 20,000 deri në 100,000 dollarë çdo muaj.

courtney tillia

Sondazh

Poll