Bota

Për herë të parë në më shumë se 40 vjet, SHBA do të dërgojë nëndetëse balistike bërthamore në Gadishullin Korean

Tre zyrtarët e lartë të administratës së Bidenit, të cilët informuan gazetarët në kushte anonimiteti përpara njoftimit zyrtar, thanë se ndihmësit e Biden dhe Yoon kanë punuar për detajet e planit për muaj të tërë e cila do të përmbyllet me një marrëveshje. 

26 Prill 2023, 16:35 Nga a.l
 
Për herë të parë në më shumë se 40 vjet, SHBA
Joe Biden dhe Yook Suk Yeol

SHBA- Presidentët Joe Biden dhe Yoon Suk Yeol do të nënshkruajnë një marrëveshje që përfshin planet për të ankoruar nëndetëset e armatosura bërthamore amerikane në Korenë e Jugut për herë të parë në më shumë se 40 vjet. 

Vizitat e planifikuara mes homologëve janë një element kyç i asaj që quhet "Deklarata e Uashingtonit", që synon të pengojë Korenë e Veriut nga kryerja e një sulmi ndaj fqinjit të saj. 

Tre zyrtarët e lartë të administratës së Bidenit, të cilët informuan gazetarët në kushte anonimiteti përpara njoftimit zyrtar, thanë se ndihmësit e Biden dhe Yoon kanë punuar për detajet e planit për muaj të tërë e cila do të përmbyllet me një marrëveshje. 

Marrëveshja synon të zbusë frikën e Koresë së Jugut për programin agresiv të armëve bërthamore të Veriut dhe të shmangë vendin nga rifillimi i programit të tij bërthamor, nga i cili hoqi dorë gati 50 vjet më parë kur nënshkroi Traktatin e Mospërhapjes Bërthamore, shkruajnë mediat e huaja. SHBA dhe Koreja e Jugut gjithashtu do të koordinojnë më thellë strategjinë e reagimit bërthamor në rast se Veriu sulmon Jugun – por kontrolli operacional i armëve të tilla do të mbetet nën kontrollin e SHBA-së dhe asnjë armë bërthamore nuk po vendoset në brigjet e Koresë së Jugut. 

joe biden yook suk yeol

Sondazh

Poll