Bota

Alarm për murtajën afrikane të derrave në Greqi, autoritetet veterinare në gatishmëri

Autoritetet po planifikojnë të gjitha masat e nevojshme për përballimin e sëmundjes në përputhje me legjislacionin komunitar dhe kombëtar.

26 Prill 2023, 15:56 Nga A.B
Alarm për murtajën afrikane të derrave në Greqi, autoritetet
Derri

GREQI- Zbulohet murtaja afrikane te derrat shtëpiak në Greqi.  Alarmi u dha në Drejtorinë e Qendrës Mjekësore Veterinare të Athinës (laboratori kombëtar i referencës për sëmundjen) pas dyshimeve për murtajën afrikane të derrit, e cila u zbulua te derrat shtëpiake të shumimit sistematik në vendndodhjen Livadia të Komunës Sintiki, raportojnë mediat greke.

Autoritetet po planifikojnë të gjitha masat e nevojshme për përballimin e sëmundjes në përputhje me legjislacionin komunitar dhe kombëtar. Grupi Kombëtar i Ekspertëve për Murtajën Afrikane të Derrit u krijua në tetor 2022.

Virusi i murtajës afrikane të derrave nuk është i transmetueshëm te njerëzit dhe nuk ka asnjë lidhje me shëndetin publik./Dosja.al

greqi

Sondazh

Poll