Bota

Gjermania rishikon parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2023, pritet 0.4 % më shumë

Treguesit aktualë ekonomikë si prodhimi industrial, porositë e marra dhe ndjenja e biznesit sugjerojnë një rimëkëmbje ekonomike gjatë vitit.

26 Prill 2023, 15:50 Nga I.A
Gjermania rishikon parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2023, pritet
Foto Ilustruese

GJERMANI- Qeveria gjermane rriti parashikimin e saj për rritjen ekonomike këtë vit në 0.4 për qind nga 0.2 për qind më parë, sipas parashikimit të saj ekonomik pranveror të publikuar të mërkurën.

"Një rikuperim gradual është duke u zhvilluar, pavarësisht nga një mjedis vazhdimisht i vështirë," tha ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck.

Treguesit aktualë ekonomikë si prodhimi industrial, porositë e marra dhe ndjenja e biznesit sugjerojnë një rimëkëmbje ekonomike gjatë vitit. Rimëkëmbja, surprizë për të gjashtin muaj radhazi në klimën e biznesit në Gjermani

"Për vitin e ardhshëm, ne presim që rimëkëmbja të vazhdojë dhe të rritet në shtrirje," komentoi Hambeck.

Për vitin 2024, qeveria uli paksa parashikimin e rritjes në 1.6% nga 1.8% që ishte parashikuar në janar. Parashikimet për inflacionin u rregulluan gjithashtu në rënie, me normën si për vitin 2023 ashtu edhe për vitin 2024 që tani vlerësohet të jetë 0.1 pikë përqindje më e ulët, përkatësisht në 5.9% dhe 2.7%. Inflacioni ishte 6.9% vitin e kaluar.

Pavarësisht masave mbështetëse të qeverisë dhe rritjes së të ardhurave, konsumi privat do të jetë i dobët për shkak të humbjeve të fuqisë blerëse të lidhura me inflacionin. Me parashikimet e reja, qeveria është pak më optimiste se pesë institucionet financiare që hartojnë Parashikimet e Përbashkëta Ekonomike, të cilat parashikojnë rritje ekonomike prej 0.3% për vitin 2023.

 

robert habeck

Sondazh

Poll