Bota

"Kaos në SHBA nëse Biden rizgjidhet"/ Fushata e republikanëve nisi, "luftojnë" presidentin me një video të inteligjencës artificiale

Në një video të "fabrikuar" prej 20 sekondash, republikanët përshkruajnë një pamje të zymtë të botës siç do të jetë pas rizgjedhjes së Joe Biden. Kjo është hera e parë që një parti politike përdor inteligjencën artificiale për qëllime politike dhe komunikim.

26 Prill 2023, 15:43 Nga k.m.
"Kaos në SHBA nëse Biden rizgjidhet"/ Fushata e
Joe Biden

SHBA- Një hap historik në tabelën politike të shahut është bërë nga republikanët pasi përdorën për herë të parë një video, produkt të inteligjencës artificiale, për të dekurajuar amerikanët që të rivotonin për Joe Biden. Kjo video vjen si kundërpërgjigje ndaj njoftimit të djeshëm të presidentit demokrat se do të jetë sërish kandidat në zgjedhjet e 2024 me nënpresidente Kamala Harris. Në një video të "fabrikuar" prej 20 sekondash, republikanët përshkruajnë një pamje të zymtë të botës siç do të jetë pas rizgjedhjes së Joe Biden. Kjo është hera e parë që një parti politike përdor inteligjencën artificiale për qëllime politike dhe komunikim.

Shikoni videon

Videoja fillon duke përshkruar presidentin 80-vjeçar Joe Biden dhe rendistin ngjarje të ndryshme të shëmtuara që mund të ndodhin, brenda dhe jashtë SHBA-së, nëse dyshja Biden-Harris fiton sërish. Parashikohet pushtimi i Kinës nga Tajvani, një krize financiare dhe krimi e prodhimi i drogës gjithmonë e më shumë në rritje. Megjithatë, Komiteti Kombëtar Republikan, për të shmangur problemet me gjyqësorin, ka vendosur një tregues të vogël në video, duke bërë të qartë se ajo që po shohin shikuesit është produkt i inteligjencës artificiale.

joe biden

Sondazh

Poll