Sport

Ja si ka ndryshuar jeta e Taty Castellanos në një vit: Nga pokeri me Real Solt Lake, te ai ndaj Real Madridit në La Liga!...

Lojtari i Mendozës arriti të shënojë katër gola në një ndeshje për herë të dytë në karrierën e tij sportive

26 Prill 2023, 11:13 Nga DOSJA

Ja si ka ndryshuar jeta e Taty Castellanos në një vit: Nga pokeri me

SPANJE - Kur Girona nënshkroi me Valentin (Taty) Castellanon, ata e dinin se po nënshkruanin me një golashënues. Një 'nëntë' klasike të zonës. Argjentinasi erdhi në skuadër si huazim nga New York City, një nga klubet që i përket City Football Group, flamuri kryesor i të cilit është Manchester City dhe që ka një marrëveshje edhe me Gironan.

“El Taty” iu bashkua Gironas këtë verë, pasi shënoi 13 gola sezonin e kaluar në MLS. Katër prej tyre, në të njëjtën ndeshje. Dhe gjithashtu kundër një Reali. Ndodhi vetëm një vit më parë, në prill 2022, kur New York City mundi Real Salt Lake 6-0 dhe sulmuesi argjentinas arriti atë, që ishte pokeri i parë i karrierës së tij.

Ja si ka ndryshuar jeta e Taty Castellanos në një vit: Nga pokeri me

Kundër Real Madridit, Taty bëri një paraqitje të shkëlqyer dhe shënoi katër gola, një ovacion të jashtëzakonshëm nga Montilivi dhe lëvdata nga shokët dhe trajneri i tij. Me ‘pokerin’ e tij, Valentín Castellanos ka shënuar tashmë 11 gola këtë sezon dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm për klubin e tij, në një vit në të cilin iu desh të mbyllte rrjetet sociale pas një gabimi kundër FC Barcelona.

Ish-skuadra e tij amerikane New York City, e ka uruart Taty: "Ne nuk mund të ishim më të lumtur!". Pas lojës së tij të mrekullueshme kundër Real Madridit, ata që ishin bashkëlojtarët e tij në Nju Jork, donin ta uronin Taty-n. "Çfarë paraqitje sot, shok! Urime për katër golat, të urojmë fat të mirë për pjesën tjetër të sezonit,"- i thanë ata.

Ja si ka ndryshuar jeta e Taty Castellanos në një vit: Nga pokeri me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll