Bota

Zelenskyy bisedë të gjatë telefonike me presidentin kinez

Zelenskiyy shpreson se biseda mes tyre do të jetë një shtysë për marrëdhënien e Ukrainës me Pekinin.

26 Prill 2023, 14:23 Nga f.i
Zelenskyy bisedë të gjatë telefonike me presidentin kinez
Xi Jinping dhe Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike “të gjatë dhe kuptimplotë” me liderin kinez Xi Jinping. Zelenskyy me anë të një postimi në Twitter shpreson se biseda mes tyre do të jetë një shtysë për marrëdhënien e Ukrainës me Pekinin.

“Kam pasur një telefonatë të gjatë dhe domethënëse me presidentin Xi Jinping. Unë besoj se kjo telefonatë si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë, do t’i japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe,”- shkroi ai në Twitter.

Gjatë telefonatës, Xi tha se Kina do të dërgojë përfaqësues të posaçëm në Ukrainë për të zhvilluar bisedime me “të gjitha palët mbi zgjidhjen politike të krizës ukrainase”.

volodymyr zelenskyy xi jinping

Sondazh

Poll