Bota

Kryeministri i Ukrainës vizitë në Itali: Po planifikojmë anëtarësimin në BE brenda 2 viteve

Shmygal mbërriti në Romë ditën e sotme për një konferencë mbi rindërtimin e Ukrainës, organizuar nga qeveria italiane. Më shumë se 600 kompani pritet të marrin pjesë në planin e rimëkëmbjes së Ukrainës.

26 Prill 2023, 13:45 Nga f.i
Kryeministri i Ukrainës vizitë në Itali: Po planifikojmë
Denys Shmyhal

UKRAINË- Kryeminisri ukrainas, Denys Shmyhal në një fjalim të fundit tha se Ukraina shpreson të jetë plotësisht e përgatitur për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në dy vjet. Mediat e huaja raportojnë se Shmyhal në vizitën e tij në Romë përveç të tjerave shprehu se Kompanitë italiane mund të luajnë një rol kyç në planin e rimëkëmbjes.

Ne kemi një plan ambicioz për të qenë plotësisht të përgatitur për anëtarësimin në BE në dy vjet. Ne jemi të sigurt se së bashku me aleatët tanë do të zbatojmë një program rindërtimi emergjent që do të përfitojë jo vetëm Ukrainëa, por edhe Italia dhe e gjithë Evropa. Ukraina po punon me partnerët për një ekuivalent të Planit Marshall. Italia është ekonomia e tretë më e madhe në Bashkimin Evropian. Kompanitë italiane mund të luajnë një rol kyç në planin e rimëkëmbjes. Ne tashmë po ftojmë kompanitë italiane të bashkëpunojnë, si plani i rimëkëmbjes fillon këtë vit”,- theksoi Shmyhal.

Shmygal mbërriti në Romë ditën e sotme për një konferencë mbi rindërtimin e Ukrainës, organizuar nga qeveria italiane. Më shumë se 600 kompani pritet të marrin pjesë në planin e rimëkëmbjes së Ukrainës.

denys shmyhal lufta ne ukraine

Sondazh

Poll