Bota

VIDEO/ Erdogan probleme me shëndetin, ndërpret intervistën dhe anulon takimet: Oh Zoti im

Presidenti turk, i cili do të zhvillonte mitingje në tre qytete të ndryshme turke të mërkurën, do të zëvendësohet nga nënkryetari, Fuat Oktay.

26 Prill 2023, 12:44 Nga I.A
VIDEO/ Erdogan probleme me shëndetin, ndërpret intervistën dhe
Recep Tayyip Erdoğan

TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka anuluar aktivitetet e planifikuara të fushatës për këtë të mërkurë pasi u sëmur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv të martën mbrëma.

“Sot, do të pushoj në shtëpi me këshillën e mjekëve tanë,” shkroi Erdogan.

Presidenti turk, i cili do të zhvillonte mitingje në tre qytete të ndryshme turke të mërkurën, do të zëvendësohet nga nënkryetari, Fuat Oktay. Erdogan ndërpreu një intervistë të drejtpërdrejtë të martën mbrëma pas problemeve shëndetësore që pati me stomakun.

Më vonë ai u kthye në ekran, duke shpjeguar se kishte një ftohje serioze në stomak dhe i duhej ta anulonte intervistën. Kjo sipas tij për shkak të fushatës intensive dhe ngarkesës në zgjedhje. Pak çaste para se të ndërpritej programi, nga dikush pas kamerave u dëgjua shprehja “Oh Zoti im”.

recep tayyip erdoğan fuat oktay

Sondazh

Poll