Bota

Përplasje mes deputetëve në Kosovë/ Muja përmendi punësimet familjare, Shala i përmend picën e Bekim Haxhiut në komisariat

Deputeti i LVV-së, Armend Muja duke akuzuar opozitën në këtë rast PDK-në për lidhjet e shkurta të korrupsionit ia përmendi deputetit Ferat Shala punësimet familjare që i ka në KEK.

26 Prill 2023, 14:07 Nga I.A
Përplasje mes deputetëve në Kosovë/ Muja përmendi
Deputetet

KOSOVË- Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar debati pozitë-opozitë lidhur me gjendjen në KEK dhe arrestimin e drejtorit të kësaj ndërmarrje, Nagip Krasniqi. Deputeti i LVV-së, Armend Muja duke akuzuar opozitën në këtë rast PDK-në për lidhjet e shkurta të korrupsionit ia përmendi deputetit Ferat Shala punësimet familjare që i ka në KEK.

“Kosova ka importuar energji në 10 vitet e fundit nga Serbia prej Vuk Hamoviqit dhe Damir Fazliqit, a ka dikush lidhje të shkurta me këta persona që vijnë nga Serbia. Në kohën e Nagipit që dy vjet nuk importohet rrymë nga Serbia”, tha Muja.

Muja i tha deputetit të PDK-së, Ferat Shala se ndër operatorët kryesor në KEK kanë qenë ndërrmajet që drejtohen nga miqtë e tij.

“Një nga deputetët kur i kemi marrë në Komision Hetimor dhe i kemi shiku kush kanë qenë operatorët kryesor në KEK na dul “Gjeominerali”. Kjo kompani është e Idriz Thaçit dhe Enever Berishës mik i deputetit Ferat Shala e po ashtu është edhe “Trasingrupi”, miku i dytë i Ferat Shalës. Këto të dhëna nga KRPP i marrim nga djali i Ferat Shalës që punon në KRPP, të dhënat mbi bilancin e energjisë i marrim nga vajza e Ferat Shalës që punon në KOSTT dhe sa i përket minierave i marrim nga dhëndri i Ferat Shalës që është drejtro në KPMM. Këto janë lidhje të shkurta”, tha Muja.

E pas këtyre deklaratave ka reaguar deputeti Ferat Shala. Ai ia përmendi Mujës kohën e arrestimit për korrupsion, duke i thënë se nga burgu të ka nxjerr deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Me këta nuk replikoj sepse kam nevojë me repliku me Bekim Haxhiun kolegun tim që kur është arrestu për korrupsion në burg i ka ardh keq i ka qu picë në stacion të policisë. Kam replikë me Bekimin që ta ka pru picën e të ka nxjerr prej burgut për korrupsion me atë kam punë”, tha Shala.

armend muja kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll