Bota

Albulena Haxhiu i kthehet Haradinajt: Një prokuror ka ikur për shkak teje, e dimë sa pasuri keni pasur e sa keni

Ajo tha se Haradinaj është fajtor që ish prokurori special Elez Blakaj është larguar nga Kosova.

26 Prill 2023, 12:37 Nga I.A
Albulena Haxhiu i kthehet Haradinajt: Një prokuror ka ikur për shkak
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ajo tha se Haradinaj është fajtor që ish prokurori special Elez Blakaj është larguar nga Kosova. Ndër të tjerash, Haxhiu tha se nëse shihet pasuria e Haradinajt është mjaftueshëm për të kuptuar kush është i përfshirë në krim e korrupsion.

“Por tani do të ndërlidhem me dicka që tha z. Haradinaj, së pari ndoshta u kujtohet të gjithëve që në Kosovë një prokuror special është detyruar ta lëshojë vendin për shkak teje z. Haradinaj, sepse sa ke qenë kryeministër ti i ke kërku raport me shkrim që brenda 30 ditëve me të jep informacione për lëndët që i ka në adresim ish prokurori special, Elez Blakaj. Kjo është ndërhyrja brutale në sistemin e drejtësisë sepse si kryeministër nuk ke të drejtë me i kërku llogari prokurorisë për lëndët që i heton… Ti nuk ke të drejtë fare me fol për ketë çështje në kuvend. Dhe kur flasim për krim e korrupsion, z. Haradinaj, Kosova është vend i vogël, mos thuni diçka në foltore që se besoni as vetë, pse thu dicka qe se beson as ti. Sepse e dimë shumë mirë ku keni qenë dhe ku jeni, sa pasuri keni pasur e sa keni. Prandaj kur flasim për krim e korrupsion vec me pa pasurinë tënde që e ke kriju prej momentit kur ke fillu me punu në institrucione, është mjaftueshëm me kuptu kush është i përfshirë në krim e korrupsion”, tha Haxhiu.

Haradinaj e ka quajtur Kurtin shefi i të korruptuarve, derisa për kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi tha se është shoku i Kurtit, të cilin po e mbron.

albulena haxhiu ramush haradinaj nagip krasniqi

Sondazh

Poll