Sport

Lufta në Ukrainë/ Wimbledoni për çdo biletë, 1 paund do ta dhurojë për Ukrainën...

Grand Slam i Londrës do të lejojë pjesëmarrjen e tenistëve rusë dhe bjellorusë. Në këmbim, Klubi i Tenisit në të gjithë Anglinë, ka siguruar se do të mbulojë kostot e akomodimit të lojtarëve ukrainas dhe se një paund për çdo biletë hyrje do t'i dhurohet si ndihmë Ukrainës.

26 Prill 2023, 08:15 Nga DOSJA

Lufta në Ukrainë/ Wimbledoni për çdo biletë, 1 paund

ANGLI - Në vitin 2023, Wimbledon dëshiron të shmangë polemika. Në fund të marsit, All England Lawn Tennis Club njoftoi se lojtarët nga Rusia dhe Bjellorusia mund të marrin pjesë në turneun më prestigjioz të vitit, ndryshe nga sezoni i kaluar. 

Ndërsa ky vendim u cilësua si imoral nga Ukraina, organizatori i eventit ka zgjedhur të mbështesë konkretisht vendin e pushtuar nga Rusia që nga viti i kaluar.

"Në partneritet me LTA, ne do t’i dhurojmë Ukrainës nga 1 £ për çdo mbajtës të biletave në turneun e këtij viti, që do të përfaqësojë një kontribut prej mbi gjysmë milioni paund sterlinash" (më shumë se 560,000 euro), siguroi Ian Hewitt.

Lufta në Ukrainë/ Wimbledoni për çdo biletë, 1 paund

Kryetari i Club All England shtoi, se turneu po punonte me Këshillat Merton dhe Wandsworth (të qyteteve të Londrës së Madhe), si dhe me Kryqin e Kuq, për të "ftuar 1000 refugjatë ukrainas" për një ditë në Wimbledon pa bileta.

Që nga fillimi i pushtimit, disa tenistë dhe teniste ukrainase kanë theksuar rregullisht shqetësimin e tyre për të luajtur kundër atleteve ruse ose bjelloruse. Ian Hewitt shpjegoi gjithashtu se shtetasit e vendit ‘të plagosur’ nga lufta do të përfitojnë disa avantazhe. 

"Për lojtarët ukrainas, All England Club dhe LTA do të financojnë kostot e akomodimit me dy dhoma gjumi për të gjithë lojtarët e shortit kryesor dhe kualifikues për të gjithë sezonin e fushës me bar," tha ai.

Këta atletë do të mund të stërviten gjithashtu në fushat e All England Club ose Surbiton midis ndeshjes së tyre të fundit në balte në Roland-Garros dhe të shtunën përpara kualifikimit në Wimbledon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll