Bota

Kurti: BE s’ka pranuar që unë të shkruaj draft-statutin për Asociacionin

Ai tha se ndërmjetësit të dialogut i mbetet të përcaktojë agjendën e takimit të 2 majit në Bruksel, ndërsa bëri të ditur se në fundjavë do të takohet me emisarin e BE-së, për dialog, Miroslav Lajçak.

25 Prill 2023, 20:07 Nga a.l
Kurti: BE s’ka pranuar që unë të shkruaj draft-statutin
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka pranuar që ai ta shkruaj draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kurti tha se tani janë duke pritur draft-statutin e shkruar nga ekipi menaxhues, i caktuar nga marrëveshjet e kaluara në dialog.

Ai tha se ndërmjetësit të dialogut i mbetet të përcaktojë agjendën e takimit të 2 majit në Bruksel, ndërsa bëri të ditur se në fundjavë do të takohet me emisarin e BE-së, për dialog, Miroslav Lajçak.

Këto komente Kurti i bëri pas publikimit te draft-programit kombëtar për shkencë./Kosova Press 

albin kurti

Sondazh

Poll