Bota

Meloni merr pjesë në ceremoninë për çlirimin e Italisë nga fashizmi

Meloni udhëheq Qeverinë më të djathtë të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

25 Prill 2023, 19:29 Nga a.l
Meloni merr pjesë në ceremoninë për çlirimin e
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka marrë pjesë në ceremoninë e përvjetorit të çlirimit të Italisë nga fashizimi më 25 prill 1945. Ajo bëri thirrje për unitet midis forcave politike, ndërsa hodhi poshtë me vendosmëri akuzat për nostalgji të fashizmit brenda partisë.

Në një letër të hapur për të përditshmen italiane Il Corriere della Sera, Meloni shkroi se shpresonte që të forcohej roli i Italisë në botë si kështjella thelbësore e demokracisë, shkruajnë mediat italiane. 

Për vite të tëra, partitë politike të krahut të djathtë në Parlament kanë shfaqur paaftësinë e tyre përmes nostalgjisë për fashizmin”, tha ajo.

Duke e quajtur Ditën e Çlirimit si festë për liri, Meloni shkroi se thelbi i 25 prillit ka qenë dhe vazhdon të mbetet afirmimi i vlerave demokratike, që fashizmi i kishte nëpërkëmbur dhe të cilat i gjejmë të përfshira në Kushtetutën republikane. Ajo ka fajësuar politikanët se përdorin fashizmin si mjet për të delegjitimuar kundërshtarët politikë: një lloj arme për përjashtim masiv.

Meloni udhëheq Qeverinë më të djathtë të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Partia e saj, Vëllezërit e Italisë, është pasardhëse e drejtpërdrejtë politike e Lëvizjes Socialiste Italiane, që ishte formuar pas luftës nga anëtarët e Partisë Fashiste të Benito Mussolinit.

giorgia meloni

Sondazh

Poll