Bota

Britani dhe Franca kërkojnë ndalimin në Lojërat Olimpike e sportistëve të financuar nga Rusia dhe Bjellorusia

IOC sanksionoi Rusinë dhe Bjellorusinë pasi Moska pushtoi Ukrainën në shkurt 2022 me mbështetjen e Minskut, por muajin e kaluar rekomandoi që atletët e tyre të lejohen të kthehen në garat ndërkombëtare si neutralë. 

25 Prill 2023, 19:47 Nga a.l
Britani dhe Franca kërkojnë ndalimin në Lojërat Olimpike e
Lojërat olimpike

BRITANI- Ministrat e sportit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës deklarojnw  se atletët rusë dhe bjellorusë nuk duhet të garojnë kurrë si neutralë siç rekomandohet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), sepse ata ende mund të financohen nga qeveritë e tyre.

IOC sanksionoi Rusinë dhe Bjellorusinë pasi Moska pushtoi Ukrainën në shkurt 2022 me mbështetjen e Minskut, por muajin e kaluar rekomandoi që atletët e tyre të lejohen të kthehen në garat ndërkombëtare si neutralë. 

Disa federata sportive olimpike kanë ndërmarrë hapa për të ripranuar rusët dhe bjellorusët si neutralë, por Ukraina po kërcënon të udhëheqë një bojkot të Lojërave të Parisit 2024, nëse Moska nuk tërheq ushtarët e saj, shkruajnë mediat e huaja. Ministrja e Kulturës, Medias dhe Sportit e Mbretërisë së Bashkuar, Lucy Frazer tha në një seancë dëgjimore parlamentare të Këshillit të Evropës të martën se mungesa e referencës së rekomandimeve të IOC ndaj financimit shtetëror ishte shqetësuese. 

lojerat olimpike

Sondazh

Poll