Bota

Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Sllovakia firmosin marrëveshjen për të marrë gaz nga Azerbajxhani

Operatorët kombëtarë të sistemit të gazit të Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Sllovakisë ranë sot dakord për transferimin e gazit natyror nga Azerbajxhani duke përdorur infrastrukturën ekzistuese të vendeve të tyre, të cilat deri vonë ishin të varura nga energjia ruse.

25 Prill 2023, 19:23 Nga a.l
Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Sllovakia firmosin marrëveshjen për
Foto ilustruese

Operatorët kombëtarë të sistemit të gazit të Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Sllovakisë ranë sot dakord për transferimin e gazit natyror nga Azerbajxhani duke përdorur infrastrukturën ekzistuese të vendeve të tyre, të cilat deri vonë ishin të varura nga energjia ruse.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e quajti nënshkrimin e marrëveshjes midis kombeve evropiane dhe Kompanisë Shtetërore të Naftës të Republikës së Azerbajxhanit një hap në kohë që do të sillte furnizime më të mëdha dhe më të sigurta me gaz për shumë vende të tjera në Evropë, shkruajnë mediat e huaja. 

Aliyev mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Sofje, kryeqyteti i Bullgarisë. Pas agresionit rus nw Ukrainë, Bashkimi Evropian po përpiqet të diversifikojë burimet evropiane të energjisë larg gazit rus. BE nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Azerbajxhanin në korrik për të dyfishuar vëllimin e importeve të gazit azerbajxhanas në 20 miliardë metra kub në vit deri në vitin 2027. 

furnizimi me gaz nga rusia

Sondazh

Poll