Bota

Vera po vjen! Videoja zyrtare për atraksionet e Italisë kishte imazhe të... Sllovenisë. 9 mln euro përfunduan në "kosh"

Videoja, pjesë e një fushate prej 9 milionë eurosh, u sulmua në rrjetet sociale.

25 Prill 2023, 18:52 Nga k.m.
Vera po vjen! Videoja zyrtare për atraksionet e Italisë kishte imazhe
Foto ilustruese

ITALI- Ministria e Turizmit e Italisë është përballur me sulme pasi publikoi një video promovuese për të tërhequr turistët në Itali, por pamjet e njerëzve... janë në Slloveni. Videoja, pjesë e një fushate prej 9 milionë eurosh të prodhuar nga grupi i Armando Testa, u tall në mediat sociale, edhe para se të zbulohej se pamjet e videos ishin filmuar jashtë Italisë.

E titulluar 'Open to Meraviglia', videoja paraqet një figurë të dixhitalizuar të Venusit, një simbol i artit italian, siç përshkruhet në pikturën e Sandro Botticelli 'Lindja e Venusit'. “Afërdita moderne” vesh një minifund dhe shihet duke ngrënë pica dhe u duke shfaqur disa nga atraksionet kryesore turistike të Italisë, si Koloseu në Romë apo katedralja në Firence.

Historiani i artit Tommaso Montanari e quajti fushatën reklamuese një humbje parash, "të neveritshme" dhe "vulgare". Po ashtu, disa pamje të tjera tregojnë një grup të rinjsh duke buzëqeshur në një oborr me diell dhe duke pirë verë. Por oborri ndodhet në rajonin Čotar të Sllovenisë, afër kufirit italian, dhe shishja në tavolinë është etiketuar verë Čotar.

Armando Testa nuk ka dhënë asnjë koment për videon, ndërsa ministrja italiane e Turizmit Daniela Sandance, i quajti kritikët e videos "snobë" dhe tha se portretizimi i Venusit si një ndikues kishte për qëllim tërheqjen e të rinjve.

itali

Sondazh

Poll