Bota

Shpalli zyrtarisht kandidaturën për president/ Medvedev 'tallet' me Joe Biden: Gjysh i dëshpëruar!

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev u tall sot me presidentin amerikan Joe Biden, duke e quajtur atë një gjysh të dëshpëruar pasi njoftoi synimin e tij për të kandiduar për një mandat të dytë në 2024

25 Prill 2023, 19:13 Nga a.l
Shpalli zyrtarisht kandidaturën për president/ Medvedev
Dmitry Medvedev

RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev u tall sot me presidentin amerikan Joe Biden, duke e quajtur atë një gjysh të dëshpëruar pasi njoftoi synimin e tij për të kandiduar për një mandat të dytë në 2024, shkruajnë mediat e huaja. 

Biden mori vendimin e tij. Një gjysh i dëshpëruar. Nëse do të isha ushtria amerikane, do të përgatisja menjëherë një valixhe të rreme me kode të rreme bërthamore në rast se ai fitonte (zgjedhjet) për të shmangur pasoja të pariparueshme”, ka shkruar Medvedev në Telegram, duke iu referuar presidentit 80-vjeçar”, shtoi Medvedev, komandanti i dytë i Këshillit të Sigurimit rus. 

Nëse ai fiton zgjedhjet e vitit 2024, Biden mund të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë deri në moshën 86-vjeçare, duke e bërë atë presidentin më të vjetër të SHBA-së në histori. 

dmitry medvedev

Sondazh

Poll